LAJMI I FUNDIT:

Vjeshta fillon të martën, më 22 shtator

Vjeshta fillon të martën, më 22 shtator

Stina e vjeshtës në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë të martën, më 22 shtator, në ora 23.18 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore do të fillojë pranvera. Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, 20 orë dhe 29 minuta.

Dita e parë e vjeshtës do të zgjasë 12 orë e 11 minuta, ndërsa nata 11 orë e 49 minuta.
Dimri fillon më 21 dhjetor. /rtv21/