LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Sejdiu kërkon qartësim nga OKB

Presidenti Sejdiu kërkon qartësim nga OKB

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që t'i japë fund paqartësisë së misionit të tij në Kosovë dhe të bashkëpunojë me BE-në për të përfunduar fazën e tranzicionit.

Në një intervistë me BBC-në, presidenti Sejdiu tha se UNMIK-u duhet të bartë përgjegjësitë e tij në duart e institucioneve të Kosovës, me qëllim të kapërcimit të pushtetit të dyfishtë.

Presidenti i bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të ndërpresin qasjen negative ndaj Kosovës për të ecur në siç tha, proceset integruese evropiane. Ai gjithashtu tha se BE-ja duhet të bëjë presion mbi Serbinë që ajo të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

Sejdiu tha se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re funksionet e shtetit dhe të institucioneve të Kosovës do të shtrihen në të gjithë mandatin e tyre të plotë në integritetin edhe funksional të saj. /bbc/