Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski nuk ka ftuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu në takimin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore që do të mbahet në Ohër më 2 dhe 3 maj.
Kabineti i presidentit maqedonas ka dhënë arsyet se pse nuk është ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
"Përgatitjet kanë filluar para një viti, atëherë kur Kosova nuk ka qenë e pavarur. Procesi për njohje të Kosovës ende vazhdon, kështu që nuk mund të përfundon deri në mbajtje të Samitit", ka theksuar Zoran Ivanov, shef i shërbimit për informim i Cërvenkovskit, duke e mbrojtur presidentin maqedonas se nuk është ai që bënë ftesat.
"Presidenti i Maqedonisë nuk i ka bërë ftesat", ka thënë shkurt Ivanov, duke mos treguar se kush i përgatit ftesat, përkundër asaj se vet Cërvenkovski është nikoqir i Samitit.
Në kabinetin e presidentit kosovar, Sejdiu nuk kanë informata rreth këtij takimi të presidentëve. Zëdhënësi i Sejdiut, Xhavit Beqiri ka theksuar se ftesë zyrtare nuk ka arritur te presidenti kosovar, megjithëse e njëjta do të ishte e mirëseardhur.
"Në Samitin që organizon Maqedonia në Ohër me siguri se do të flitet edhe për Kosovën, dhe mosprezenca e presidentit tonë do të ishte e pakuptimtë. Kosovën si shtet e njohin shtetet më të mëdha të botës, megjithëse qëndrimi ynë është i njohur – bashkëpunim të ndërsjellë me të gjitha vendet e rajonit, e në veçanti me Maqedoninë", ka thënë Beqiri.
Ndërkohë, kabineti i presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi nuk ka komentuar vendimin e Cërvenkovskit që në këtë Samit të mos marrë pjesë presidenti kosovar.
Dashamir Xhaxhiu, zëdhënës i presidencës shqiptare në Tiranë ka theksuar se qëndrimi i Bamir Topit do të bëhet i njohur ditëve në vijim, atëherë kur të njoftohet me agjendën dhe temat e Samitit. /KOHA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit