LAJMI I FUNDIT:

Rehn: Statusi i Kosovës vendoset herët në pranverë

Rehn: Statusi i Kosovës vendoset herët në pranverë

Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë arsye për shtyrjen e vendimit për statusin e Kosovës, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn, ka thënë për një të përditshme finlandeze se, statusi i Kosovës do të zgjidhet në fillim të pranverës që vjen.

Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të shtyhet deri ne fillim të pranverës, derisa te gjendet një zgjidhje, citohet të ketë thënë Rehn, edhe pse është pajtuar se, situata aktuale në vendin tonë nuk është e qëndrueshme.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim, më 28 dhe 29 mars, në Slloveni, ku dhe pritet të merret një vendim për Kosovën. Deklarata e komisionarit, Oli Rehn, erdhi një dite pas vendimit të autoriteteve serbe për ta caktuar datën 20 janar, datë të zgjedhjeve presidenciale.