LAJMI I FUNDIT:

BE-ja përballë pavarësisë së Kosovës që në shkurt

BE-ja përballë pavarësisë së Kosovës që në shkurt

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2008 "do të marrin sinjale" për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Pas kësaj, BE-ja do t’ua lë në dorën e tyre, anëtareve të saja, që vetë të sjellin vendimin për njohjen e shtetit të ri.

Sipas agjencisë Beta, e cila thirret në burime diplomatike nga Brukseli, një skenar i tillë i pavarësisë së Kosovës, është i bazuar në mënyrën dhe procedurën e pavarësimit të Malit të Zi.

Megjithatë, deri të formimi i një qëndrimi unik të BE-së, vlerësohet se është ende herët meqë ka disa vende që janë kundërshtuese si Qipro dhe disa të tjera që ende hezitojnë rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.