LAJMI I FUNDIT:

Ischinger: Dokumenti 14 pikësh do të zgjerohet

Ischinger: Dokumenti 14 pikësh do të zgjerohet

Ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin, gjermani Wolfgang Ischinger, në një intervistë ekskluzive, dhënë Kohavisionit, ka konfirmuar pohimet e fundit për mundësinë e zgjerimit edhe më tej të dokumentit 14 – pikësh, të prezantuar në takimin e fundit në Vjenë.

Ischingeri i ka deklaruar KTV-së se do të punohet më shumë që të pasurohet edhe më tej dokumenti 14-pikësh i Treshes ndërmjetësuese. Sipas tij, në këtë dokument do të ketë ide të reja që do t’u prezantohen palëve në takimin e ardhshëm në Vjenë që pritet të mbahet, më 5 nëntor.

Ischinger ka deklaruar se raporti i përgatitur nga Treshja ndërmjetëse që do t’i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban ki Moon do të ketë një emërtim.

Dokumenti 14-pikësh i cili nuk prejudikon statusin final të Kosovës, ishte injoruar vazhdimisht nga Prishtina zyrtare me arsyetimin se ai përmban konkluzionet e takimeve të kaluara dhe nuk mund ta përjashton planin e Ahtisaarit.


Ekipi i unitetit pak ditë më parë i kishte rikujtuar Treshes ndërmjetëse se mandati i saj nuk është të propozojë ide të reja, por t’i udhëhequr negociatat deri më 10 dhjetor. /ktv/