LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Unitetit nuk pranon bisedime tjera pas 10 dhjetorit

Ekipi i Unitetit nuk pranon bisedime tjera pas 10 dhjetorit

Ekipi i Unitetit nuk do të pranojë bisedime tjera pas 10 dhjetorit dhe është i bindur se ky proces shtesë do të përfundojë me pavarësinë e Kosovës. Ekipi beson se dokumenti i treshes që do t’i prezantohet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së më 10 dhjetor, vetëm sa do ta përforcojë propozimin e Ahisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Ekipi, sipas zëdhënësit të tij, Skendër Hyseni, shkon i përgatitur edhe në takimin e radhës me treshen dhe me palën serbe, të hënën në Vjenë, i bindur se ky proces i bisedimeve shtesë do të përmbyllet me 10 dhjetor.

“Kosova është e gatshme t’i vazhdojë bisedat deri më 10 dhjetor në çfarëdo rrethana, sepse është në interes të saj. Kosova nuk ka frikë nga bisedat shtesë. Kosova dhe Ekipi i Unitetit janë të vendosur që nuk ka biseda pas 10 dhjetorit. Deri atëherë Kosova është e gatshme, e përgatitur dhe palë shumë serioze dhe në mënyrë jetike është e interesuar që këtë proces më 10 dhjetor ashtu siç duhet”, ka thënë zëdhënësi Hyseni, njofton RTK.

Në agjendën e ditës së hënë në Vjenë janë paraparë tri takime. Fillimisht do të zhvillohen dy takime të ndara të treshes me palët negociuese dhe takimi i tretë do të jetë trepalësh. Në këtë takim është paraparë të zhvillohet edhe një debat për zhvillimet rreth statusit, prej fillimit të misionit të treshes.


Por, zëdhënësi Hyseni nuk saktësoi se për çfarë më konkretisht do të përqendrohet debati i së hënës, edhe pse ka disa paralajmërime se mund të preken pika të ndjeshme.

“Ekipi të Unitetit nuk i janë prezantuar kurrfarë pikash zyrtarisht. Natyrisht është në pushtetin e plotë të Treshës të nxjerrë përfundime dhe konkluzione të caktuara, derisa i dëgjon dy palët”, theksoi Hyseni.

Ekipi Negociator i Kosovës do të shkojë të dielën në Paris me ftesë të ministrit të jashtëm Bernard Kushner. Prej Parisit, ekipi do të udhëtojë për në Vjenë për takimin e së hënës me palën serbe dhe me treshen ndërmjetësuese.

Takimi tjetër i palëve negociuese është paralajmëruar për 5 nëntor. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori