LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Unitetit niset për Londër, takohet me ministrin Miliband

Ekipi i Unitetit niset për Londër, takohet me ministrin Miliband

Ekipi i Unitetit i Kosovës do të udhëtojë sot për në kryeqytetin britanik, Londër, ku nesër pritet të takohet me shefin e diplomacisë së këtij vendit, David Miliband. Në këtë takim EU-ja do të kërkojë nga Britania e Madhe që të ketë një rol më aktiv në Bashkimin Evropian lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Kjo vizitë e palës kosovare në Londër ndodh në prag të takimit me palën negociatore serbe, i cili do të mbahet në Bruksel, më 14 tetor, në kuadër të bisedimeve të drejtpërdrejta shtesë, për statusin e vendit.