LAJMI I FUNDIT:

Ki-Moon dhe Ruecker, të martën flasin për Kosovën në KB

Ki-Moon dhe Ruecker, të martën flasin për Kosovën në KB

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki –Moon dhe shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nesër në selinë e OKB-së, në New York, do të paraqesin raportet e tyre të rregullta, tre mujore, për gjendjen në Kosovë ku, siç pritet, nga raportet e tyre do të vlerësohet se "situata në Kosovë, sipërfaqësisht, është e qetë por me mundësi shpërthimi të dhunës".

Ky raportim i Ki-Moonit dhe Rueckerit do të mbahet prapa dyerve të mbyllura dhe mbahet në prag të vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice në Rusi.

Pritet që në këto raportet të përshkruhet gjendja në Kosovë si e qetë, por me mundësi të mëdha të shpërthimit për shkak të zhgënjimit të madh të shqiptarëve të Kosovës lidhur me shtyrjen e vendimit për statusin politik të vendit.

“Situata e përgjithshme e sigurisë mbetet e qetë në sipërfaqe, me protesta të pakta dhe më zvogëlim të incidenteve të dhunshme. Megjithatë, ekziston një tension i vërejtshëm, por i fshehur i cili është produkt i zhgënjimit të popullit të Kosovës me zvarritjen e procesit për statusin”, thuhet në raportin e Ki-Moonit.


Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori