LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet përshpejtimi i nënshkrimit të ligjeve nga PSSP-ja

Kërkohet përshpejtimi i nënshkrimit të ligjeve nga PSSP-ja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka zhvilluar sot një takim me shefin e UNMIK-ut , Joachim Ruecker, më të cilin ka biseduar për përshpejtimin e nënshkrimit të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës nga PSSP-ja, dhe të cilat prej shumë kohësh gjenden në sirtarët e zyrës Ligjore të UNMIK-ut.

Ruecker theksoi se, do të ketë angazhime të shtuara për nënshkrim sa më të shpejtë të atyre ligjeve që nuk kanë pengesa të shpallen, dhe shumica prej tyre janë të tilla, si dhe premtoi se do ta njoftojë Kuvendin për ndonjë ligj, për të cilin janë shprehur rezerva, fjala vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, apo ndonjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar.

Rucker dhe Berisha janë pajtuar që gjatë ditëve në vazhdim shërbimet ligjore të Kuvendit dhe të UNMIK-ut të zhvillojnë takime intensive për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e ligjeve të miratuara apo në procedurë parlamentare.

Gjatë bisedës është shtruar edhe çështja e letrës së shefit të UNMIK-ut, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, lidhur me projektligjet nga Pakoja e Ahtisaarit.


Rucker tha se është mirënjohës që i është dhënë rasti të shpjegohet rreth kësaj letre, e cila pati bujë në media, por në të cilën nuk ka pasur ndonjë vërejtje për Kuvendin.

Letra, theksoi shefi i UNMIK-ut, ishte përkujtesë që të veprohet me maturi sa u përket ligjeve që kanë të bëjnë me periudhën e passtatusit të Kosovës. Në këtë vështrim ai ka pohuar se nuk ka asgjë të keqe që projektligjet të procedohen më tutje, sepse kjo do të jetë në interes të përgatitjeve për atë fazë, por sa i përket miratimit të tyre final, ka tërhequr vëmendjen Ruecker, duhet të respektohet korniza juridike në të cilën veprohet aktualisht.

Kryeparlamentari Berisha, siç njofton Zyra për Marrëdhënie me media dhe publikime e Kuvendit të Kosovës, i tha Rueckerit se, letrat e tilla, për mosmiratimin e projektligjeve, për të cilat ai ka tërhequr vërejtjen, duhet t’i dërgohen sponsoruesit. Në të kundërtën, Kuvendi është i obliguar ta procedojë çdo ligj që vjen nga sponsoruesi dhe nuk e ka të drejtën ta tërheq projektligjin nga procedura, ka theksuar Berisha.

Duke biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e nëntorit, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të mos ketë vakum institucional deri në përfundim të kësaj Legjislature dhe fillimit të Legjislaturës së re.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Lajme
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori