LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për simbolet shtetërore

Miratohet projektligji për simbolet shtetërore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, i cili krijon bazë ligjore për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Ky projektligj, më të cilin fillon finalizimi i kornizës ligjore për simbolet shtetërore, u miratua me 68 vota pro dhe 1 kundër.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka formuar edhe komisionin i cili do të përzgjedh propozimet për flamur, stemë dhe himn, siç kërkohet nga Pakoja e Ahtisaarit, të cilët më pastaj do shqyrtohen nga Kuvendi.