LAJMI I FUNDIT:

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë – Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë – Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Drilon Hazrollaj ishte një nga lojtarët më të spikatur të Malishevës në edicionin e kaluar, duke realizuar 25 gola dhe duke ndihmuar skuadrën të arrijë suksesin historik të kualifikimit në Ligën e Konferencës. 

Këtë sezon, numri i golave të tij është nëntë. Me këtë ai ka siguruar një hap të madh në karrierë duke u transferuar te Rapid Bukureshti. Ai do t’i bashkohet skuadrës rumune pas përfundimit të edicionit aktual. 

Rapidi zyrtarizoi marrëveshjen me 21-vjeçarin, i cili ka firmosur kontratë deri në fundin e sezonit 2027/2028.  


Deri në verë, ai do të vazhdojë të luajë për Malishevën përpara se të bëhet pjesë e klubit rumun, i cili numëron tre tituj kampion dhe 13 Kupa të Rumanisë. 

“Dua t’u them tifozëve të Rapidit se jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres që t’u shoh në verë. Ju premtoj se do të jap çdo gjë nga vetja, në secilën ndeshje,” deklaroi ai për kanalin zyrtar të klubit në YouTube. 

Sulmuesi kosovar ka ndjekur Rapidin për një kohë të gjatë dhe ka qenë i pranishëm në disa ndeshje të ekipit në stadiumin “Superbet Arena – Giulesti”.  

Ai është i vetëdijshëm për nivelin e futbollit rumun dhe është i gatshëm të përballet me sfidat që e presin. 

Hazrollaj kishte dhe një telefonatë nga Albion Rrahmani pasi nënshkroi kontratën, ku tregoi se ai i ka treguar shumë për futbollin rumun.  

“Unë jam futbollist i krahut të djathtë. Më pëlqen të dribloj dhe të kem sa më shumë prekje të topit. Natyrisht, dua të shënoj gola. Futbolli në Rumani është në një nivel tjetër për shkak të intensitetit, por besoj se mund të përshtatem. Nga Albioni kam kuptuar se ky është një klub i madh dhe se çdo ndeshje është me presion, por mua më pëlqen të jem nën presion,” deklaroi Hazrollaj. 

Me këtë transferim, Rapidi vazhdon traditën e afrimit të lojtarëve nga Kosova, duke ndjekur hapat e Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit dhe Florent Hasanit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ndërkombëtare
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

La Liga
Kalo në kategori