Grumbuj letrash që përmbanin informacione konfidenciale ushtarake u gjetën të shpërndara në rrugët e Newcastle, një qytet në Anglinë veriore, në fillim të këtij muaji.
Tifozi i futbollit Mike Gibbard ishte duke parkuar veturën e tij më 16 mars teksa po shkonte për në një ndeshje kur copëzat e letrës i ranë në sy.
Gibbard doli nga vetura e tij dhe u habit kur zbuloi se letrat, në fakt, ishin dokumente ushtarake.
“Isha shumë i befasuar, mendova me vete, kjo nuk duhet të jetë këtu”, tha Gibbard.
Për tronditjen e tij, dokumentet dukej se përmbanin informacion në lidhje me regjimentet dhe kazermat e Ushtrisë Britanike në Catterick Garrison – të cilat ndodhen afërsisht 80 kilometra në jug të Newcastle në veri të Yorkshire.
Ata renditën detaje në lidhje me perimetrin e objekteve, rutinat e patrullimit, kontrollet e armëve, numrat e telefonit celular dhe kërkesat për leje, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Ka pasur edhe emra ushtarësh, por edhe të ushtarëve të rangut të lartë në shërbim”, shtoi Gibbard.
Bëhet e ditur se ai nxitoi të telefonojë policinë, i shqetësuar se kush tjetër mund t’i kishte gjetur letrat para tij.
Në anën tjetër të linjës, policia ishte në mosbesim të plotë për atë që po dëgjonin.
“Kam kaluar pesë minuta duke sqaruar se ajo që po shihja ishte e vërtetë”, tha Gibbard.
Sipas ekspertëve, informacioni i klasifikuar i zbuluar mund të përfaqësojë një kërcënim serioz sigurie për individët e përmendur.
Gibbard tha se Ministria e Mbrojtjes nuk e kishte kontaktuar atë.
“Ata nuk më kanë pyetur asgjë për atë që pashë. Më duket sikur duan ta fshijnë atë nën qilim”, shtoi ai.
Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes tha se ata ishin në dijeni se dokumentacioni “që supozohet se kishte të bënte me departamentin i ishte dorëzuar së fundmi policisë”.
Ministria shtoi se po shqyrtonte çështjen urgjentisht dhe se një hetim në vazhdim i udhëhequr nga Policia e Northumbria ishte duke u zhvilluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump thotë se “nuk ka afat” për bisedimet e paqes në Ukrainë, takimi me Zelenskyn “i mundshëm” të shtunën

Trump thotë se ka pasur një telefonatë me presidentin kinez Xi për tarifat

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Momenti i shpërthimit të makinës dhe pamje të tjera nga vendi i ngjarjes në Moskë, ku u vra gjenerali i lartë rus

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Rëndësia e Krimesë për Ukrainën dhe Rusinë

Flamuri i ri sirian ngrihet në selinë e OKB-së në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit