LAJMI I FUNDIT:

“Dhimbje e muskujve në tërë trupin” çka është ‘Fibromialgjia’ dhe pse shkaktohet?

“Dhimbje e muskujve në tërë trupin” çka është ‘Fibromialgjia’ dhe pse shkaktohet?

Sëmundjet reumatike janë të shumta dhe mund të manifestohen me simptoma të ndryshme.

Reumatologu Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe lidhur me sindromën “Fibromialgjia”.

“Fibromialgjia është sindroma më komplekse organike që e shfaqim në reumatologji, sëmundje që manifestohen me dhimbje të fijeve muskulore të tërë trupit”, tha ai.


Sipas tij, këta persona zakonisht kanë lodhje plogështi, pagjumësi, humbje të vetëbesimit, ankthe, stres.

“… është një sindormë mjaftë komplekse ku edhe në trajtimin e kësaj sëmundje duhet të ekip i gjerë”, tha ai.

Shkaku i saktë i Fibromialgjisë ende nuk dihet, por mendohet se ka lidhje me një sërë faktorësh, përfshirë gjenetikën, stresin.


“Shkaqet nuk janë të ditura, dinë të jenë keqtrajtimet familjare, bullizimet në të kaluarën, stili i rëndë i jetesës…personat që janë emocionalisht më të ndjeshëm dinë të jenë kandidatë më të mundshëm për fibromialgji…”, tha ai.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë ku doktor Demolli flet për sëmundjet reumatike, simptomat që japin, diagnostikimin e trajtimin mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Lajme
“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

Lajme
“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

Lajme
Policia sekuestron mallra kontrabandë në vlerë mbi 13,000 euro

Policia sekuestron mallra kontrabandë në vlerë mbi 13,000 euro

Lajme
Kalo në kategori