LAJMI I FUNDIT:

Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira, goli i tij i jep fitoren Malit të Zi

Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira, goli i tij i jep fitoren Malit të Zi

Edvin Kuç ka vazhduar me paraqitje të mira te Mali i Zi, ku ka shënuar gol në minutën e fundit për t’i dhënë fitoren ndaj Ishujve Faroe. 

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botërorit 2026 dukej e lehtë në letër për malaziasit, por mysafirët arritën të rezistonin deri në minutën e 96-të. 

Ish-mesfushori i Ballkanit, që tash luan te Neftchi Baku, Kuç, realizoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 1-0. 


31-vjeçari u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por i mjaftoi për të lënë gjurmë.  

Mali i Zi në Grupin L ka 6 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia pas dy ndeshjeve. Ishujt Faroe e Gjibraltari janë pa pikë. Ndërsa Kroacia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi ishte në garë në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/