LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët hynë me veturë në një dyqan armësh, vodhën një tufë armësh në SHBA

Adoleshentët hynë me veturë në një dyqan armësh, vodhën një tufë armësh në SHBA

Policia e West Springfield njoftoi se, në bashkëpunim me policinë e qarkut Montgomery, kanë arrestuar dy të mitur të dyshuar për një vjedhje me thyerje në një dyqan armësh në Springfield, SHBA.

Incidenti ndodhi herët në mëngjes, në orën 1:21, kur u aktivizua alarmi në dyqanin e armëve Dominion Defense, njoftoi policia lokale.

Kur arritën në vendngjarje, oficerët gjetën dyert hyrëse të thyera dhe konstatuan se ishte vjedhur një sasi e madhe armësh zjarri.


Hetimet zbuluan se tre persona kishin përplasur me makinë hyrjen e dyqanit, kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur armët.

Më pas ata u larguan me një Toyota Tundra dhe më vonë vodhën edhe një Hyundai Tucson përpara se të drejtoheshin drejt shtetit të Marylandit.

Dy të miturit e dyshuar u arrestuan falë reagimit të shpejtë të policisë së qarkut Montgomery.

I dyshuari i tretë është ende në arrati. Shumë nga armët e vjedhura janë gjetur. Në hetime është përfshirë edhe Agjencia Federale për Alkoolin, Duhanin, Armët dhe Eksplozivët. /Telegrafi/