LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick ka një plan për pozicionin e portierit pas rikthimit të Ter Stegen

Hansi Flick ka një plan për pozicionin e portierit pas rikthimit të Ter Stegen

Çuditërisht, pozicioni që ka qenë më i pasigurt tek Barcelona gjatë viteve të fundit ka qenë ai i portierit. 

Planet e tyre u prishën pasi Ter Stegen pësoi një lëndim serioz në gju në shtator dhe Hansi Flick kishte tri opsione të ndryshme për portën. 

Pas lëndimit të gjermanit, Barcelona e bindi Wojciech Szczesnyn të rikthehet nga pensionimi dhe të nënshkruajë një kontratë një vjeçare deri në fund të sezonit, por Flick e mbajti besimin tek portieri Inaki Pena. 


Ky besim zgjati deri në Krishtlindje, kur Szcezsny nisi të luajë nga fillimi në ndeshjet e kupës dhe më pas u shndërrua në numrin një të portës. 

Veterani polak është i lumtur tek Barcelona dhe pritet ta zgjasë kontratën e tij edhe një vit tjetër.  

Por me Ter Stegen që tani është në fazën përfundimtare të rikuperimit, Flick do të duhet të marrë një vendim: ta rikthejë kapitenin në formacionin startues, apo të vazhdojë me Szczesnyn? 

Sidoqoftë, Sport ka raportuar se në rast se Ter Stegen rikuperohet, atij do t’i jepen disa minuta si shpërblim për rikuperimin e tij. 

Hansi Flick i jep dritën e gjelbër Decos për transferimin e yllit të Monacos
Lexo po ashtu Hansi Flick i jep dritën e gjelbër Decos për transferimin e yllit të Monacos

Megjithatë, plani është që Szczesny të luajë pjesën e mbetur të këtij sezoni si titullar i padiskutueshëm mes dy shtyllave. 

Në mënyrë që Ter Stegen të lejohet të luajë në Evropë, Barcelona do të duhej ta çregjistronte Szczesnyn dhe nuk do të ishin në gjendje ta rikthejnë më në përbërje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Premier League
Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Përfaqësueset
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Kalo në kategori