LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i detyrohet Man Utd një shumë të majme parash nëse nuk e transferojnë Sanchon

Chelsea i detyrohet Man Utd një shumë të majme parash nëse nuk e transferojnë Sanchon

Chelsea do të duhet të paguajë një shumë të majme parash në drejtim të Manchester United, në rast se ata vendosin të mos nënshkruajnë me Jadon Sanchon në mënyrë të përhershme.

Sulmuesi anglez u transferua në ‘Stamford Bridge’ nga ‘Old Trafford’ në formë huazimi verën e kaluar, si pjesë e një marrëveshje ku Chelsea e ka opsionin e obligimit të blerjes prej 25 milionë eurosh.

Në skenarin ku ‘Blutë e Londrës’ vendosin të mos e bëjnë këtë, atëherë një klauzolë e përfshirë në marrëveshje thotë se ata duhet të paguajnë pesë milionë euro tek ‘Djajtë e Kuq’, sipas The Athletic.


Sancho e nisi në mënyrë fantastike aventurën tek Chelsea duke asistuar në tri ndeshjet e tij të para në Ligën Premier.

Sidoqoftë, që prej atëherë forma e tij ka pësuar një rënie të madhe dhe Sancho ka realizuar vetëm dy gola në 20 ndeshjet e kampionatit.

Kjo formë ka ngritur pikëpyetje nëse Chelsea duhet ta transferojë atë përfundimisht teksa tani klauzola që i detyron ata të paguajnë para tek Unitedi i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.

Gjatë muajit janar, trajneri i Chelseat, Enzo Marseca, kishte thënë se ai personalisht është i kënaqur me kontributin e Sanchos.

Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean
Lexo po ashtu Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

“Për mua, ai po bën shumë mirë. Unë jam shumë i befasuar me Jadon sepse e njihja atë nga klubet e tij të mëparshme dhe e dija se çfarë të prisja nga ai, por në aspektin e konsistencës, ai po bën mjaft mirë”, kishte thënë tekniku Italian.

Chelsea do të rikthehet në aksion më 3 prill ku do të takohen ndaj rivalit lokal Tottenhamit dhe Sancho do të synojë të ndërprejë serinë e tij pa gola në atë takim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Ligat tjera
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori