Gjermania miratoi të premten 3 miliardë euro (3.25 miliardë dollarë) ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.
Paratë janë të destinuara për pajisje mbrojtëse për vendin që lufton forcat ruse, duke përfshirë municione, dronë, automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Komisioni i buxhetit i parlamentit në Gjermani dha dritën jeshile për fondet, të cilat ishin pezulluar prej muajsh mes mosmarrëveshjeve në qeverinë e koalicionit të kancelarit në largim Olaf Scholz.
Por miratimi përfundimtar të premten i një pakete të re të madhe shpenzimesh që lehtësoi gjithashtu rregullat strikte të borxhit të Gjermanisë për shpenzimet e mbrojtjes, i dha qeverisë hapësirë të re për manovrim.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Gjermaninë për ndihmën e re në një postim në X, duke thënë se ajo do të sigurojë “pikërisht atë që Ukraina ka nevojë më shumë – atë që shpëton jetë ukrainase”, transmeton Telegrafi.
“Kjo do të thotë se kontratat me industrinë gjermane të mbrojtjes do të nënshkruhen tani për të ardhmen – një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të garancive afatgjata të sigurisë”, tha Zelensky.
“Është gjithashtu një njohje që ushtria e Ukrainës do të bëhet edhe më e fortë pas përfundimit të luftës dhe Gjermania është e përkushtuar të kontribuojë në këtë”, shtoi presidenti ukrainas.
Deputetja e të Gjelbërve, Britta Hasselmann, partia e së cilës ka kërkuar fuqimisht ndihmën për Ukrainën, shprehu lehtësimin që miliardat e reja po liroheshin, “ndonëse vonë”.
Ajo e quajti atë “një sinjal të fortë për Ukrainën, një sinjal që është absolutisht i nevojshëm për paqen dhe sigurinë në Evropë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Raketa orbitale dështon në fluturimin e parë nga Evropa

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton paralajmërim për kërcënim nga cunami

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler