LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet termocentrali bërthamor i Zvicrës, ekspertët zbulojnë shkakun

Mbyllet termocentrali bërthamor i Zvicrës, ekspertët zbulojnë shkakun

Termocentrali bërthamor i Zvicrës në Dottingen afër kufirit me Gjermaninë u mbyll automatikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të një defekti në lidhjen me rrjetin, njoftoi sot operatori Axpo.

“Termocentrali u mbyll për shkak të një mosfunksionimi”, tha Axpo, duke shtuar se gjatë mbylljes, avujt e ujit jo radioaktiv u lëshuan në ajër mbi çatinë e një pjese të centralit që nuk ishte përfshirë në reaksione bërthamore.

Një defekt në lidhjen me rrjetin elektrik është gjetur vetëm në një reaktor dhe ekspertët aktualisht po përpiqen të përcaktojnë shkakun e tij.


Por, aktualisht nuk dihet se kur mund të rindizet reaktori, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, centralet bërthamore Beznau 1 dhe Beznau 2 ndodhen gjithashtu në Dottingen, rreth shtatë kilometra larg kufirit me Gjermaninë.

Ata janë vënë në punë në 1969 dhe 1971 dhe janë ndër centralet bërthamore më të vjetra aktive në botë.

Zvicra ka vendosur të heqë dorë nga energjia bërthamore, por termocentralet aktive mund të vazhdojnë të funksionojnë derisa të skadojnë lejet e tyre të sigurisë.

Axpo aktualisht po planifikon të mbyllë Beznau 1 dhe 2 në 2032 dhe 2033, respektivisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Amerika

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Azia
Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Serbia
Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Australia
Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Azia
​Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

​Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

Serbia
Kalo në kategori