LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i madh i FC Shkupit: Tërhiqet fanella me numër 77, kontrata e Llazarovit do t’i paguhet familjes

Gjesti i madh i FC Shkupit: Tërhiqet fanella me numër 77, kontrata e Llazarovit do t’i paguhet familjes

FC Shkupi tërheq numrin 77 në nderim të Andrej Lazarovit, pagat do t’i paguhen familjes deri në skadimin e kontratës, njofton Telegrafi.

FC Shkupi ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të tërhequr nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Llazarovi deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky veprim është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që Llazarovi dha për klubin bardhekaltër.


Përveç kësaj, klubi ka vendosur që ti paguajë familjes së Llazarovit pagat sipas kushteve të kontratës që ai kishte me FC Shkupin deri në përfundimin e saj.

“Andrej Llazarovi do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto masa të marra nga drejtuesit e klubit janë një akt i vogël për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FC Shkupi. /Telegrafi/