LAJMI I FUNDIT:

MASH: Standardet e sigurisë në shkolla të jenë në fokus të komunave

MASH: Standardet e sigurisë në shkolla të jenë në fokus të komunave
Fotografi ilustruese

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV i është (20.3.2025) drejtuar komunave të cilat janë themeluese dhe në përputhje me procesin e decentralizimit përgjegjës për funksionimin e shkollave fillore dhe të mesme për kontrollin e përmbushjes dhe respektimit të standardeve të sigurisë në objektet shkollore, thuhet në njoftimin e MASH.

“Vetëqeverisjet lokale duhet të përcaktojnë nëse të gjitha shkollat ​​në territorin e tyre kanë përgatitur Vlerësim të rrezikut nga katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, Plan për mbrojtje dhe shpëtim në situata të krizave të vertetuara nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Rregullorja për mbrojtje nga zjarri dhe shpërthimet, të cilat gjithashtu duhet të miratohen nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Mungesa çfarëdo dokument, nënkupton veprim të menjëhershëm dhe përforcim të sigurisë së nxënësve gjatë qëndrimit në objektet shkollore. Detyrimi i referohet edhe shkollave ​​nën juridiksionin e shtetit, gjegjësisht shkollave ​​fillore me qendra burimore dhe shkollave ​​shtetërore për arsim dhe rehabilitim. Është dhënë edhe udhëzimi për kontrolle të rregullta të funksionalitetit të pajisjeve për përballimin me situatat e krizave dhe fatkeqësive, si aparatet KZ dhe hidrantët”, thuhet në njoftim.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shtojnë nga atje, thekson se nga dita e sotme, në kuadër të kompetencave të saj dhe Inspektoratit Shtetëror Arsimor do të kontrollojë nëse objektet shkollore janë të siguruara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Lajme
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori