LAJMI I FUNDIT:

Spanja dhe Franca kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve – atje do të takohen mes vete

Spanja dhe Franca kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve – atje do të takohen mes vete

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pasi mposhtën pas ekzekutimit të penalltive Holandën dhe Kroacinë respektivisht.

Të parët që kaluan në epërsi ishin spanjollët që realizuan për 1-0 në minutën e tetë përmes Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Me të filluar pjesa e dytë, Holanda ia doli të barazojë shifrat në 1-1 përmes Memphis Depay i cili realizoi në minutën e 54-të për ta mposhtur portierin Unai Simon.


‘Furia e Kuqe’ riktheu sërish avantazhin në minutën e 67-të, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Oyarzabal i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Nico Williams.

Goli i pësuar nuk i zmbrapsi holandezët, të cilët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit përmes Ian Maatsen, i cili realizoi për 2-2 në minutën e 79-të pas asistimit të Xavi Simons.

Golin e tretë e gjeti përmes Lamine Yamal, i cili në minutën e 103-të bëri një gjuajtje e cila nuk kishte mundësi që të ndalej nga portieri për rezultatin 3-1.

Për rezultatin 3-3 u përkujdes Xavi Simons i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Gjatë ekzekutimit të penalltive më të saktë u treguan spanjollët të cilët fituan me rezultat 5-4.

Në anën tjetër tek ndeshja mes Francës dhe Kroacisë 90 minutat u mbyllën me rezultat 2-0 në favor të ‘Gjelave’.

Për Francën golat i shënuan Michael Olise dhe Ousmane Dembele, por edhe në këtë ndeshje u desh ekzekutimi i penalltive për t’u përcaktuar fituesi.

Në penallti më të saktë ishin francezët të cilët fituan me rezultat 5-4 për të siguruar kalimin tutje.

Tashmë dihet se në gjysmëfinale do të kemi një super përballje mes Spanjës dhe Francës, të cilat do të synojnë biletën për në finale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Ligat tjera
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori