LAJMI I FUNDIT:

“Shtatë vite më parë e nisëm në Ligën D, sot jemi në B” – kapiteni Amir Rrahmani i gëzohet suksesit të Kosovës 

“Shtatë vite më parë e nisëm në Ligën D, sot jemi në B” – kapiteni Amir Rrahmani i gëzohet suksesit të Kosovës 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar fitores së Kosovës me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. 

Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. 

Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa paraqitje të mirë kishte pothuajse e gjithë skuadra. 


Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve
Lexo po ashtu Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Kapiteni Amir Rrahmani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë që fitorja e sotme është historike.   

“Shtatë vite më parë e nisëm rrugën në Nations League në Ligën D, kurse nga sot pas kësaj fitore historike jemi në B. Krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Na presin suksese të tjera”, ka shkruar kapiteni Rrahmani.  

Kosova më vonë do t’i mësojë kundërshtarët në Ligën B të Kombeve, ku e pret përballje me ekipe të forta. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Kalo në kategori