LAJMI I FUNDIT:

Interi po synon shkëmbimin e lojtarëve me rivalin direkt për titull Napolin

Interi po synon shkëmbimin e lojtarëve me rivalin direkt për titull Napolin

Interi mund të joshet nga mundësia që ta shesë Davide Frattesin tek Napoli në rast se ata ofrojnë Giacomo Raspadorin si pjesë të marrëveshjes.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë i lidhur gjithmonë me një largim nga ‘Giuseppe Meazza’, veçanërisht pasi pati vështirësi për të gjetur minuta rregullisht.

Pavarësisht interesimit nga Roma dhe klubeve të huaja si Tottenhami, lidhjet e forta të Frattesit me Romën më herët i kishin bërë ata një destinacion të mundshëm.


Sipas një raportimi nga Tuttosport, Interi mund t’i jap prioritet negociatave me Napolin në rast se ata janë të gatshëm të përfshijnë Raspadorin në marrëveshje.

Gianluigi Donnarumma për thashethemet e Interit: Më ka munguar San Siro
Lexo po ashtu Gianluigi Donnarumma për thashethemet e Interit: Më ka munguar San Siro

Ish-sulmuesi i Sassuolos, i cili në të shumtën e rasteve është një opsion rezervë, mund t’i jap atyre një dorë në aspektin ekonomik, duke e përfshirë atë në një marrëveshje të mundshme për Frattesin e cila po ashtu do të ndihmonte që të ulet çmimi i kërkuar nga Interi, që momentalisht qëndron 40 milionë euro.

Raspadori mund të jetë një opsion ideal për sulmin e Simone Inzaghit, pasi ‘Nerazzurrët’ po synojnë t’i shesin të paktën dy nga pesë sulmuesit që i kanë aktualisht në skuadër në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Premier League
Zyrtare: Rapid Bukureshti njofton transferimin e Drilon Hazrollajt

Zyrtare: Rapid Bukureshti njofton transferimin e Drilon Hazrollajt

Ligat tjera
Barcelona e gatshme t’i jap lamtumirën dy yjeve të ekipit në verë

Barcelona e gatshme t’i jap lamtumirën dy yjeve të ekipit në verë

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Kalo në kategori