LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Real Madridi arrin marrëveshje me Trent Alexander-Arnold

E kryer, Real Madridi arrin marrëveshje me Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold pritet të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pasi lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Raportet nga Spanja thonë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në verë.

Gazeta madrilene Marca pretendon se Real Madridi ka punuar për këtë lëvizje për disa kohë.


Alexander-Arnold do të largohet në verë, Liverpooli gjen mbrojtësin e djathtë
Lexo po ashtu Alexander-Arnold do të largohet në verë, Liverpooli gjen mbrojtësin e djathtë

Mbrojtësi i djathtë nuk ka ndryshuar mendje, pavarësisht përpjekjeve të Liverpool për ta mbajtur atë.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor dhe sipas Marcas, Real Madrid ka arritur marrëveshje të plotë me të për pagën, kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe detaje të tjera.

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet
Lexo po ashtu E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar. 26-vjeçari do të bashkohet me një transferim të lirë pasi të përfundojë sezoni.

26-vjeçari këtë edicion me fanellën e Liverpoolit në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/