LAJMI I FUNDIT:

City gjen pasardhësin e De Bruyne, për të do të paguhen 80 milionë euro

City gjen pasardhësin e De Bruyne, për të do të paguhen 80 milionë euro

Kevin de Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit pasi kontrata e tij me klubin mbaron.

Nuk ka marrëveshje për kontratë të re dhe De Bruyne do të largohet ku karrierën pritet ta vazhdoj në MLS.

Manchester City është duke punuar për të gjetur pasardhësin e mesfushorit belg dhe sërish do të blej futbollistë nga Bundesliga.


RB Leipzig vendos ta shes Xavi Simonsin, i njofton klubet e interesuara për çmimin e holandezit
Lexo po ashtu RB Leipzig vendos ta shes Xavi Simonsin, i njofton klubet e interesuara për çmimin e holandezit

Mesfushori holandez Xavi Simons është objektivi i Cityt dhe klubi tanimë ka bërë hapa para.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe ato gjermane, kampioni në fuqi i Anglisë është gati të shpenzoj 80 milionë euro për transferimin e tij.

Leipzig ka njoftuar klubet e interesuara se është gati ta shes Simonsin për 80 milionë euro dhe City është gati ta paguaj këtë shumë për ta bërë holandezin pasardhës të Kevin de Bruyne.

Xavi Simons ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 25 ndeshje për Leipzig këtë sezon. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Ligat tjera
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori