Për tre vjet me radhë të ardhurat e sadakasë, vitrave, zeqatit, anëtarësisë si dhe qerave të objekteve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë dyshohet të jenë keqpërdorur.
Nga viti 2020 deri më 2022 parat e BIK dyshohet të jenë tërhequr nga arka “cash” pa mbulesë, e përmes llogarive bankare të kenë shkuar në llogari të ndryshme, herë me përshkrim të arsyes e herë pa të.
Personit që po i drejtohet gishti t’i ketë përvetësuar qindra mijëra euro është Bahri Rexha, ish-arkëtar i Bashkësisë Islame për Prishtinë.
Rexha: Unë jam Behri Rexha, aktualisht jam i angazhuar profesor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Gazetarja: Çfarë lënde jepni në këtë universitet dhe në cilën degë?
Rexha: “Shkenca sociale”, “Politikat ekonomike”.
Rexha që tash i mëson studentet për politikat ekonomike, fillimisht dyshohej nga BIK t’i ketë përvetësuar hiç më pak se 260 mijë euro.
Zanafilla e këtij hetimi të brendshëm pretendohet të ketë filluar kur Rexha i kishte thënë kryetarit të Këshillit të BIK në Prishtinë, Hetem Sopjani, se nuk ka buxhet për t’i paguar punëtorët.
“I ishte thënë kryetarit që nuk ka para për pagesën e punëtorëve, dhe kjo kishte qenë shqetësuese për kryetarin duke qenë se ky kishte krijuar një besim jashtëzakonisht tek personi. Dhe më pastaj arkatari thotë jo i kam siguruar parat. Këtu fillon dyshimi se si ka ndodhur kjo çështje”, ka thënë Florim Shefqeti, avokat i angazhuar nga Këshilli i BIK në Prishtinë.
Por, shuma që BIK tashmë zyrtarisht pretendon të jetë përvetësuar nga ish-arkëtari Rexha ka rënë.
Avokati i angazhuar nga BIK në Prishtinë thotë se kjo ka ndodhur për shkak se analiza e parë është bërë nga një komision i përbërë nga hoxhallarët, pa njohuri në fushën e financave.
Shefqeti: Dhe në momentin që është vërejtur mospërputhje të tilla formohet një komision i brendshëm nga 3 hoxhallarë të cilët si shuma hyrëse dhe dalëse gjejnë që janë të njëjta, por brenda për brenda përmbajtjes së tyre, ky raport ka konstatuar se nuk i është ofruar dokumentacion i mjaftueshëm. Po ashtu gjenë mospërputhje me dëftesa në pagesa.
Gazetarja: Sa ka qenë dyshimi fillimisht, cila ka qenë shumë që dyshohet se është përvetësuar nga zotëri Rexha?
Shefqeti: Shikoni, me aq sa kam pa me rastin e përpilimit të padisë, por edhe kur i kemi dorëzuar në gjykatë, shuma është afër 166 mijë euro.
Gazetarja: Ka qenë fillimisht dyshimi se shuma mund të jetë shumë më e lartë ose raportet e para çfarë shume kanë nxjerr?
Shefqeti: Shikoni, ne po flasim mbi një raport të auditimit që konsiderohet persona profesional”.
Si rrjedhojë, këshilli kishte themeluar një komision tjetër në përbërje të personave me njohuri në fushën e financave, i cili kishte kontrolluar faturat për periudhën 2020-2022.
Pas këtij analizimi llogaria doli se mungonin 166 mijë euro.
Ky raport i 6 qershorit 2023, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, pasqyron të gjitha pagesat dhe tërheqjet që dyshohet të jenë bërë nga arka dhe banka, pa nënshkrim të pranuesit të mjeteve apo pa përshkrim.
Këto ishin bërë në emër të individëve privat e bizneseve.
“Sipas mostrës statistikore e nxjerrë nga popullata e regjistrit të dokumentacionit tregon që shuma totale e shpërdoruar- keqpërdorur brenga Këshillit të BI-së në Prishtinë e kap vlerën prej 166,528.30 euro. Komisioni mbas mbarimit të punës ka marrë dëftesat si dëshmi të mostrës dhe atë: 26 dëftesa të vitit 2022, 17 dëftesa të vitit 2021 dhe 13 dëftesa të vitit 2020 të cilat janë cekur si më lartë si dhe regjistrin e borxheve të supozuara në fotopkoje. Në të njëjtën kohë janë marrë edhe listat e kthimit të trustit të cilat duhet të verifikohen nga Këshilli i BI-së në Prishtinë”, thuhet në raport. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze