LAJMI I FUNDIT:

Vdes George Foreman, një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Vdes George Foreman, një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Një nga boksierët më të mëdhenj në histori, kampioni olimpik dhe dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, George Foreman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Foreman ka lënë pas 12 fëmijë nga pesë gra, dhe familja e tij nuk ka dhënë shkakun e vdekjes në paralajmërimin e bërë.

“Zemrat tona janë thyer. Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë George Foreman Sr. Ai ndërroi jetë i qetë, i rrethuar nga të dashurit e tij”.


“Një humanitar, fitues olimpik dhe dy herë kampion bote në peshën e rëndë, ai ishte shumë i respektuar. I njohur si një njeri i mirë, i disiplinuar, i vendosur.

“Ai e ka ruajtur trashëgiminë e tij dhe lufton pa u lodhur për të ruajtur emrin dhe familjen e tij”, ka postuar familja në Instagram.

Foreman u bë i famshëm duke fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe festimi i tij i bujshëm i medaljes së artë në Meksikë me flamurin amerikan është një nga skenat e historisë.

Më pas u bë profesionist dhe në vitin 1973, duke mposhtur në Xhamajkë të preferuarin Joe Frazier, u bë për herë të parë kampion i botës në peshën e rëndë.

Ai e mbrojti titullin dy herë, më pas humbi nga Muhamed Ali në luftën e famshme të shekullit, e njohur si “Rumble in the Jungle”, e cila u zhvillua në Kongo.

Foreman u rikthye në krye të boksit në vitin 1994 kur fitoi rripin e peshave të rënda në moshën 45-vjeçare duke mundur Michael Moorer, duke u bërë kampioni më i vjetër në histori.

Meqë ra fjala, ai njihej edhe si predikues dhe fitoi qindra milionë dollarë nga shitja e një skare elektrike me emrin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Kalo në kategori