LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° fog

Komuna e Prizrenit përcakton kufijtë e hapësirave publike për bizneset në Qendrën Historike

Komuna e Prizrenit përcakton kufijtë e hapësirave publike për bizneset në Qendrën Historike

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë nisur veprimet për përcaktimin e hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga operatorët ekonomikë në Qendrën Historike të qytetit.

Sipas tyre pas punimeve për rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në zonën historike në radhë është edhe përcaktimi i kufijve të hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga bizneset e gastronomisë.

Drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri ka pohuar se këto veprime janë të domosdoshme për të vënë rregull në zonën historike të qytetit, përkatësisht për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve e vizitorëve, raporton Telegrafi.


“Në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren jemi dakorduar që të bëhet shënjëzimi dhe të përcaktohen kufijtë e hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga operatorët ekonomikë, për të cilën pjesë edhe paguajnë taksa”, ka thënë Ukimeri.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që shfrytëzojnë hapësirën e përcaktuar publike ti respektojnë kufijtë e përcaktuara.

“Komuna e Prizrenit rishtazi ka bërë investim të konsiderueshëm në sheshin e Shadërvanit. Si Drejtori e Inspektorateve obligohemi që ta monitorojmë gjatë gjithë kohëës këtë zonë lidhur me respektimin e pjesëve të përcaktuara ashtu që mos të keqpërdoret përkatësisht mos të zihet hapësira publike dhe të respektohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe turistëve”, është shprehur ai.

Ndërkaq përfaqësuesi nga komuniteti i gastronomëve, Ilir Shala, ka pohuar se përcaktimi i këtyre kufijve vjen si rrjedhojë e konsultimit paraprak të hisedarëve, me qëllim të krijimit të një pamjeje më të mirë në qendrën e qytetit, raporton Telegrafi.

“Rregullat për një vijëzim i kemi dakorduar gjatë punës në Planin për pamjen e Shadërvanit.  Besojmë se një gjë e tillë do të ofrojë një përjetim më të mirë të Qendrës Historike të Prizrenit dhe neve si biznese do të na kthehet për të mirë”, ka thënë Shala.

Komuna e Prizrenit ka investuar mjete të konsiderueshme në rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në Sheshin Shadërvan dhe në rrugën “Shuaip Spahiu”. Punimet në këtë aspekt në qendër të qytetit ende po vijojnë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xheneta reagon ashpër pas publikimit të videos: Nuk e lë me kaq, të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe do të dorëzohen në gjykatë

Xheneta reagon ashpër pas publikimit të videos: Nuk e lë me kaq, të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe do të dorëzohen në gjykatë

Magazina
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun

"Siç keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për vendin tuaj", zëvendëspresidenti amerikan dhe gruaja e tij zbarkojnë në Grenlandë

Botë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se...
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Kalo në kategori