LAJMI I FUNDIT:

Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Një grup shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet italiane.

Mediat shkruajnë se drejtuesi i kësaj organizate ishte një shqiptar i vënë në pranga në Barcelonë.

Sipas burimeve, hetimi ndaj grupit nisi pas bisedave të përgjuara në platformën SkyECC.


Të gjithë bisedat kanë qenë në shqip dhe autoritetet italiane arritën të zbulojnë në këtë mënyrë aktivitetin e grupit që lidhet me të paktën 20 dërgesa të kokainës dhe hashashit nga Holanda vetëm për vitin 2020.

Sipas të njëjtave burime, vetëm kur droga nxirrej në rrugët e Bolonjës, fitimet e grupit arrinin deri në 5 milionë euro.

Bosi i bandës, i cili para se të shkonte në Spanjë jetonte në Itali, ka menaxhuar negociatat dhe dërgesat e lëndës narkotike bashkë me nipin. Ky i fundit, banues në Itali. Kur xhaxhai iku në Spanjë, nipi mori në dorë “frenat” e grupit.

Edhe ky është vënë në pranga nga policia. Sipas autoriteteve në pranga kanë rënë edhe tre shqiptarë të tjerë dhe një tunizian.

Autoritetet italiane kanë arritur në përfundimin se shqiptarët i dërgonin në atdhe paratë për t’i investuar aty. Këto janë zbuluar nga analiza e mesazheve të përgjuara.

Por ajo që bën përshtypje është se grupi i shqiptarëve shfrytëzonte edhe ata që njihen si “mushka” në botën e krimit. Bëhet fjalë për korrierë droge. Nën hetimin e policisë është edhe një 90 vjeçar i cili mendohet se transportonte drogë për grupin./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Lajme
Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Lajme
Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Lajme
Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Lajme
Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Lajme
Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

Siguri
Kalo në kategori