LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për tetë personat e arrestuar në rajonin e Mitrovicës

Nga një muaj paraburgim për tetë personat e arrestuar në rajonin e Mitrovicës

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.H., I.P., A.S., O.B., T.R., A.B., SH.S. dhe N.R., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të akuzuarit u mbajt sot më 20 mars 2025.

Të pandehurve B.H., I.P. dhe O.B. iu caktua masa e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “detyrimi” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.


Ndërsa të pandehurve A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Të pandehurve A.S., SH.S. dhe N.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën në jug dhe veri të Mitrovicës, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj, pas hetimeve disa mujore.

Policia tha se janë kontrolluar 21 lokacione, si dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, dy palë pranga, thikë, tyta të armës, fotrolla për armë dhe 1 DVR.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Lajme
Kalo në kategori