LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel flet për pikën më të fortë të Shqipërisë para ndeshjes në Wembley

Thomas Tuchel flet për pikën më të fortë të Shqipërisë para ndeshjes në Wembley

Thomas Tuchel ka bërë thirrje për një Angli me “uri për fitore” dhe një mentalitet të patrembur përpara ndeshjes së tij të parë si trajner i “Tre Luanëve”, ku përballen me Shqipërinë në Wembley të premten (21 mars).

Në konferencën për shtyp të së enjtes, tekniku gjerman theksoi rëndësinë e ritmit dhe organizimit të ekipit të tij për të siguruar një fillim të suksesshëm në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


“Shpresoj se do të mund ta zbatojmë ritmin e lartë të lojës, të kemi më shumë prekje të topit në zonën e kundërshtarit dhe ta ndërtojmë strukturën tonë, sepse kjo na ndihmon që të mbrohemi nga kundërsulmet”, u shpreh Tuchel, duke paralajmëruar se Shqipëria është një kundërshtar i rrezikshëm me lojën e saj të shpejtë.

Ai vlerësoi aftësitë e kundërshtarit dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes taktike për të kontrolluar ndeshjen në “Wembley” të premten: “Shqipëria është shumë e fortë në kundërsulme. Ata kanë opsione që të luajnë lojë të hapur. Por, ne duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet për të marrë një rezultat të mirë”.

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel godet ish-trajnerin e Anglisë
Lexo po ashtu Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel godet ish-trajnerin e Anglisë

Tuchel, i cili mori drejtimin e Anglisë në fillim të vitit, po punon për të ndërtuar një ekip të bashkuar dhe me besim: “Duam që të jemi të bashkuar dhe të kënaqemi me lojën e njëri-tjetrit. Duam që të gjithë të ndihen të sigurt ta shprehin atë që mendojnë dhe ta japin më të mirën”.

Gjermani vjen me një CV të pasur, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, dy tituj të Ligue 1 me PSG-në dhe Bundesligën me Bayernin. Ai e ka zëvendësuar Gareth Southgate, i cili e udhëhoqi Anglinë në finale të Euro 2020 dhe Euro 2024, por pa mundur të sigurojë një trofe.

Anglia synon të rikthejë lavdinë e saj ndërkombëtare, duke fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1966. Pas ndeshjes me Shqipërinë, ata do të përballen me Letoninë të hënën, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Andorra dhe Serbia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Ndërkombëtare
Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Ndërkombëtare
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës refuzon kalimin te PSG dhe konfirmon dëshirën për të qëndruar në Camp Nou

Ylli i Barcelonës refuzon kalimin te PSG dhe konfirmon dëshirën për të qëndruar në Camp Nou

La Liga
Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Serie A
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Kalo në kategori