Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar sot gjeneralin amerikan Chris A. McKinney, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mik i yni dhe partner strategjik janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se me gjeneralin amerikan dhe me të ngarkuaren me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati, diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend.
Lexoni të plotë postimin:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet mik i yni dhe partner strategjik janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.
Me gjeneral brigade Chris A. McKinney, Zëvendësdrejtor i Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM) që sot kisha nderin ta pres në takim së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati, diskutuam për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa e njoftova për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim, rritjen e kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve shtet më shtet, ku partner strategjik shohim ShBA-të, dhe veçanërisht zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Kinney i shpreha falenderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore, ndërsa të dy u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

NQP Shkup: Për festën e Fitër Bajramit transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës

DPHM: Vijojnë ditët me shi dhe erë të përforcuar

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false