LAJMI I FUNDIT:

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve,” deklaroi Kurti.

Ai rikujtoi se më 2 prill 1999, forcat serbe grumbulluan me dhunë qindra burra dhe djem shqiptarë në një fushë në Kralan, ku i mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë.


Më 4 prill, 86 burra dhe djem, përfshirë 11 të mitur, u ndaluan dhe që nga ajo ditë nuk u panë më të gjallë.

Disa prej tyre më vonë u gjetën në afërsi të liqenit Peruqac në Serbi, ndërsa pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, autoritetet serbe i rrëmbyen përsëri kufomat.

Pas 26 vitesh, në këtë varrezë masive janë identifikuar:

Adem Gashi

Sahit Gashi

Bekim Hasani

Sheremet Ismajli

Mentor Myrtaj

Osman Fejza

Shkelzen Hajdaraj

Bekim Gashi

Sabedin Kryeziu

Mentor Kryeziu

Vehbi Halilaj

Kurti e quajti këtë një dëshmi të krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, duke shtuar se është e vështirë të gjenden fjalë që mund të ngushëllojnë familjarët e viktimave.

Ai theksoi rëndësinë e mosharresës dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të vërtetën dhe drejtësinë.

“Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tanë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë. Lavdi!” përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Siguri
Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lajme
Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Politikë
Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Politikë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Lajme
Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Lajme
Kalo në kategori