LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -3° fair_night

Reshjet e borës rikthejnë dimrin në trevën e Opojës

Reshjet e borës rikthejnë dimrin në trevën e Opojës

Pas fundjavës me temperatura pranverore, dimri është rikthyer në Opojë të Dragashit me reshje bore.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, zonat malore të kësaj treve janë mbuluar me një shtresë dëbore.


Banorë të fshatit Blaç në Dragash, të martën në mëngjes, kanë dërguar disa pamje në redaksi të Telegrafit.

Ky mot ka krijuar një kontrast të dukshëm me motin e ngrohtë që pati mbizotëruar në këto anë gjatë ditëve të fundjavës.

Megjithatë, banorët kanë bërë të ditur se reshjet nuk kanë ndikuar në qarkullimin e automjeteve, pasi rrugët janë të kalueshme, veçanërisht ato që lidhin fshatrat me qendrën e Dragashit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të mbeten të ulëta në ditët në vijim dhe pritet që gjatë fundjavës të jenë në rritje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Evropa

"Do ta shtyp Nedën me makinë", Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

Magazina
Kundërshtarit të Erdoganit i anulohet diploma, Imamoglut po i pamundësohet të kandidojë për president të Turqisë

Kundërshtarit të Erdoganit i anulohet diploma, Imamoglut po i pamundësohet të kandidojë për president të Turqisë

Turqia
Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Ligat tjera
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori