LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° clearsky_night

Gjykata në Ferizaj dënon me 27 vjet burgim katër persona për grabitje

Gjykata në Ferizaj dënon me 27 vjet burgim katër persona për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj katër të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B për shkak të veprave penale –Grabitje.

I pandehuri Xh.S është shpallur fajtor për bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe bashkëkryerje të lëndimit trupor

Sipas Gjykatës në Ferizaj i pandehuri tjetër Sh.R. shpallet fajtor për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


“M.B., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, i pandehuri tjetër F.G. shpallet fajtor për shkak të veprave penale: ndihmë në kryerjen e veprës penale grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, Konform nenin 76 të KPRK-së, të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., i shpalli fajtor dhe të njëjtit i gjykoi për veprën penale të përshkruara si më lartë. Të pandehurit Xh.S, i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro. Të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.  M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro; F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu për të pandehurit Xh.S., M.B., për veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe për të pandehurit B.K., dhe A.B., për veprën penale dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) është Refuzuar akuza të aktakuzës pasi që prokurori i shtetit në fjalë përfundimtare është tërhequr nga ndjekja penale.

“Të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B., i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Azia
Kalo në kategori