LAJMI I FUNDIT:

Masar Omeragiç kryetar i FFM-së deri në vitin 2029

Masar Omeragiç kryetar i FFM-së deri në vitin 2029

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka zgjedhur presidentin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, njofton Telegrafi.

Masar Omeragiç ishte kandidati i vetëm dhe u zgjodh unanimisht dhe me aklamacion nga organi më i lartë i futbollit të Maqedonisë.  Ai e trashëgon mandatin nga Muhamed Sejdini, i cili e drejtoi federatën që nga viti 2017.  Kryetari i shtatë i FFM-së kandidaturën e ka marrë në fund të vitit të kaluar, ndërkohë federatën e drejtoi deri në këtë kuvend, kur mori mandatin e plotë.

Ndryshe, bëhet fjalë për një njeri që ka vite që është pjesë e futbollit – fillimisht si futbollist, e më pas edhe si punëtor futbolli.


Pas zgjedhjeve, presidenti i ri iu drejtua delegatëve dhe mediave.

“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për problemet e së kaluarës – por për të parë përpara, drejt një vizioni dhe strategjie të re për futbollin në Maqedoni. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka për obligim të vendosë një drejtim të qartë, të krijojë një sistem që do të garantojë zhvillim afatgjatë dhe do të kthejë besimin tek të gjithë ata që janë pjesë e këtij sporti. Vizioni ynë është i qartë: Futboll i fortë në Maqedoni, i organizuar dhe konkurrues në të gjitha nivelet:, ka thënë Omeragiç.

Me emërimin e Masar Omeragiçit në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Drilon Ganiu u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i FFM-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori