LAJMI I FUNDIT:

Studentët pro-Vuçiq braktisin liderin e tyre, largohen nga protesta e Beogradit

Studentët pro-Vuçiq braktisin liderin e tyre, largohen nga protesta e Beogradit

Në Beograd, po mbahen dy protesta paralele të studentëve – atyre që kundërshtojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiqit dhe të atyre që janë besnik të tij, të njohur më mirë si “studentët që duan të mësojnë”.

Fronti Jeshil-Majtist publikoi në rrjetin social X një video ku shihet një grup të rinjsh duke kapërcyer gardhin dhe duke dalë nga kampi i rrethuar pranë parkut Pionier.

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Në atë kamp, afër presidencës, ndodhen “Studentët 2.0” ose, siç e kanë deklaruar vetë, “studentët që duan të mësojnë”.


“Studentët duket se nuk duan të mësojnë. Besnikët po refuzojnë bindjen”, shkruan Fronti Jeshil-Majtist në X.

Në videon e publikuar nga ky front, të rinjtë dalin nga kampi dhe largohen në drejtim të panjohur.

Kujtojmë se kampi u rrethua mëngjesin e sotëm edhe me traktorë, ndërsa më herët ishte i rrethuar me gardh.

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij
Lexo po ashtu Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

“Studentët që duan të mësojnë” u takuan dje me presidentin e Serbisë, Vuçiq, i cili u kërkoi atyre të largohen nga kampi të shtunën, më 15 mars, dhe të kthehen të dielën. Në përgjigje, “Studentët 2.0” thanë se do të qëndrojnë.

Ndryshe, studentët, të cilët janë duke protestuar që nga fundi i vitit të kaluar, nisën protestat pas rrëzimit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad dhe Kragujevc. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për disa të lënduar – pamjet tregojnë ndërtesa të shumta të dëmtuara

Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për disa të lënduar – pamjet tregojnë ndërtesa të shumta të dëmtuara

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Qeveria e Gazës paralajmëron për vdekje masive të afërta për shkak të bllokadës së Izraelit

Qeveria e Gazës paralajmëron për vdekje masive të afërta për shkak të bllokadës së Izraelit

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Kalo në kategori