LAJMI I FUNDIT:

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili me një lëvizje të minutave të fundit përpara se të dorëzoheshin listat e kandidatëve për deputet iu bashkua koalicionit të Adriatik Lapajt, është tërhequr ditën e sotme.

Nisma ‘Shqipëria Bëhet” e ka çrregjistruar deptuetin Sula, i cili renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.

Dakordësia për të garuar nën logon e tyre u arrit vetëm pas pakënaqësisë që Sula pati me Sali Berishën për pozicionin e tij në lista.


Lidhur me tërheqjen e Sulës, ka ardhur dhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.

“Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, tha drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj për Report TV.

Po ashtu, për Report Tv, përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko, nën logon e të cilit do të përfaqësohej Sula thotë se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori