LAJMI I FUNDIT:

Festivali Anibar 2024: Hulumtim mbi ndikimin socio-ekonomik të Kosovës

Festivali Anibar 2024: Hulumtim mbi ndikimin socio-ekonomik të Kosovës

Anibar, festivali i animacionit që zhvillohet çdo vit në Pejë ka kryer një hulumtim socio-ekonomik në bashkëpunim me IDRA Consulting, për edicionin e 15-të të mbajtur në korrik të vitit 2024, i cili tregon ndikime pozitive në ekonominë lokale duke mbështetur bizneset, turizmin dhe komunitetin e animacionit.

Ky hulumtim u realizua duke kombinuar metoda sasiore dhe kualitative përmes të cilave janë analizuar shpenzimet e konsumit. Hulumtimi përfshin të dhëna të mbledhura nga një anketë me 200 vizitorë dhe të dhëna të siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Si një festival ndërkombëtar, Anibar sjell së bashku artistë nga shtete të tjera, entuziastë të animacionit dhe synon të bashkon komunitetin më të gjerë të Pejës dukë berë qytetin një vend më tërheqës për vizitorë vendas dhe ndërkombëtar, dhe duke sjell pasurim kulturor për vendin.


Rezultatet e hulumtimit tregojnë se vizitorët jo vetëm që kanë shijuar programin e festivalit, por edhe kanë kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetit përmes akomodimit, gastronomisë dhe shërbimeve tjera lokale.

Për Anibar, ky raport vlen si dëshmi e ndikimit të artit për të nxitur zhvillim të mëtutjeshëm si në animacion, ashtu edhe në ekonominë e Pejës. Ngjarjet artistike përveç se krijojnë një hapësirë për kreativitet dhe bashkëpunim, krijojnë mundësi të reja për bizneset dhe komunitetin.

Festivali i Anibar-it ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një pikë takimi për ide të reja, bashkëpunime dhe krijimtari duke ndërtuar një hapësirë të hapur dhe të gjallë çdo verë në qytetin e Pejës. Festivali ofron shfaqje te filmave të animuar, panele diskutimi, punëtori dhe aktivitete të tjera edukative e kreative.

Për të parë më shumë mbi ndikimin e festivalit të Anibar 2024 dhe analizën e detajuar, klikoni KËTU.

Në trend Magazina

Më shumë
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Magazina
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Magazina
Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Magazina
Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Magazina
Kalo në kategori