Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikoi një studim të ri mbi avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Ky punim, i titulluar “Eksplorimi i opsioneve për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-NATO”, vjen në një kohë të rritjes së tensioneve gjeopolitike, duke theksuar nevojën për një qasje më të avancuar të Kosovës ndaj Aleancës Veriatlantike.
Studimi propozon një model të ri bashkëpunimi të quajtur “Bashkëpunimi i zgjeruar NATO-Kosovë” (KECI), i frymëzuar nga Studimi i Zgjerimit të NATO-s i vitit 1995.
Autori kryesor, Ramadan Ilazi, argumenton se kjo kornizë mund të krijojë një rrugë të qëndrueshme për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, pavarësisht sfidave që dalin nga mosnjohja e vendit nga katër shtete anëtare të Aleancës.
Ndërkohë, bashkëautorja e studimit, Jeta Loshaj, thekson se konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjeshëm, duke përmendur anëtarësimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës si një precedent që mund të ndikojë edhe në rastin e Kosovës. Sipas saj, sulmet e mëparshme në Kosovë dhe rreziqet e sigurisë tregojnë nevojën për një qasje më të drejtpërdrejtë në Aleancë.
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Mentor Vrajolli, vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk do të ishte i dobishëm vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Aleancën.
Ai argumenton se një proces i besueshëm integrimi do të zvogëlonte ndikimin e aktorëve keqdashës në rajon dhe do të reduktonte barrën financiare të anëtarëve të NATO-s në raport me misionin e KFOR-it në Kosovë.
Ky publikim përkon me vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rajon.
Sipas QKSS, ndërsa vizita dëshmon shqetësimin e NATO-s për situatën në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nevojiten hapa konkretë për të garantuar stabilitetin afatgjatë të sigurisë në rajon./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa