Janë publikuar disa audio incizime në të cilat pretendohet se kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, flet për negocim kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e biznesmenëve që do të merreshin me servisimin e makinave të ndërmarrjes.
Incizimet dëshmojnë se kryeshefi e ka pranuar para stafit të tij se i ka dhënë instruksione shoferit të tij, Valon Gunga, për të dalë dhe për të gjetur kompani që servisojnë makina.
“Jam shku te N.R. edhe te Xh., se Nita më tha. Unë vetë- personalisht… I thash a ka bre mundësi me na dhonë dokumentet, licencën, veç me e bo një kontratë- nuk ke me i servisu ti kerret. Nëse don me i servisu – servisoj” – dëgjohet në audioincizim kryeshefi Krasniqi, duke treguar se si ka shkuar te një kompani e caktuar për t’i kërkuar vetëm dokumentacionin për nënshkrimin e kontratës.
“Jam shku …, i kam thënë djalit të vetë: a po na jep vetëm të drejtën se je kompani dhe faturimet dalin kah ti. Më ka thënë: drejtor më vjen keq, nuk du me e ngarku kompaninë, është e ngarkume, cdo faturë ma kanë lypë (nuk kuptohet), kontabilisti, hymja, dalja (nuk kuptohet)… nuk po du me e ngarku kompaninë”, dëgjohet Krasniqi.
KALLXO ka dërguar këto audioncizime te Krasniqi dhe ai ka konfirmuar vërtetësinë e tyre.
Hulumtimi dëshmon se pas këtij procesi, kontrata u nënshkrua me një operator ekonomik, ndërsa servisimi i makinave në realitet po kryhet në kompaninë që e drejton vëllai i negociatorit, Valon Gunga, pra te kompania 4G Auto, në pronësi të Dukagjin Gungës.
Dosja tregon që KRU Gjakova ka hapur një tender emergjent për servisimin e veturave, me një vlerë prej 50 mijë eurosh.
Në këtë tender ftohen për të ofertuar dhe negociuar tre kompani: kompania me emrin “Te Beka”, kompania “Top Group” dhe kompania “AM-Bur”.
Në fund kontrata nënshkruhet me kompaninë me emrin “AM-Bur” me pronar Sulejman Burjani.
Kontrata është nënshkruar me 29 nëntor 2024. Vlera e saj është mbi 29 mijë euro dhe vlen për 5 muaj.
Menaxher të kontratës nga ana e KRU Gjakovës janë përcaktuar: Blin Rudi e Besnik Kusari si inxhinier në KRU “Gjakova” dhe Valon Gunga, shofer.
Gunga është shoferi i kryeshefit dhe ai ishte ngarkuar që të mbikëqyrë kontratën.
Me 03.03.2025 mediumi ka gjetur se në autoservisin e familjes Gunga, ishin duke u servisuar dy vetura zyrtare të KRU Gjakovës.
Pra, punët i kryente Dukagjini, ato ia miratonte vëllai i tij Valoni si menaxher i kontratës, ndërsa paratë paguhen te Sulejmani Burjani, që është pronar i kompanisë “AM-Bur”.
Hasan Krasniqi nuk e mohon se e njeh pronarin e kompanisë me të cilën është nënshkruar kontrata.
“Si qytetar i Gjakovës, në servis të automjeteve e kam qu kerrin najherë me ndreq te ai- kerrin privat. Asnjëfarë lloj afërsie nuk kam. Unë kam afërsi dhe rri me to. E di që i ke fotografitë. Unë tregova, kam afërsi me to si pjesëtar ku i servisoj kerret. Udhëtime po- ndeja nuk besoj që kam nejt najher me to. Për në kafiç ka mundësi, mirëpo moti” – arsyetohet Krasniqi.
Në lidhje me audioincizimet teksa dëgjohet duke thënë se do të angazhohet personalisht për të gjetur kompani për të nënshkruar kontratën, Krasniqi thotë se ka qenë ‘moment i nervozës’ pasi sipas tij, zyra e prokurimit kishte dështuar që të gjejë kompani që do të ofertonin në tenderin për servisimin e veturave.
“Kjo u kon momenti kur ne jemi bllokuar dy muaj pa servisim të automjetit. Dhe zyra e prokurimit dy muaj thojke nuk po gjejmë firmë për me e kry servisimin e automjeteve, me negociim. Qysh more nuk gjen. Dhe në fund dul se deri diku ata kishin të drejtë, se ish problematike kjo punë. Tash në bisedë e sipër, ju kam treguar që kjo punë mundet me u bo nëse i shkoni një servisit, se negociimi bëhet me tri oferta që na i dojmë. Në këtë kuptim, çka ka jashta ligjore” – ka thënë Krasniqi.
Kurse në lidhje me atë se veturat zyrtare të KRU Gjakovës ishin duke u servisuar në kompaninë e familjes së shoferit të tij, Krasniqi është arsyetuar duke pretenduar se kompania që ka nënshkruar kontratën “ka të drejtë t’i dërgojë ku të dojë veturat”.
“Tash kompania fituese që e ka kontratën me neve, ka brende të ndryshme: WV, Reno, Fiat, Iveco, Isuzu. Kemi makineri komerciale që janë skipa dhe bagera të ndryshëm. Nuk e kemi nda në LOT-e, për këtë brend ose për komercialet, por jemi fokusuar me ia japë një operatori i cili varësisht prej llojit dhe brendit të automjeteve ka të drejtën me nënkontraktu, për shembull: komercialet shkon i servison te një tjetër, a mundet a s’mundet nuk e di. Firma fituese sa e di unë më tepër është e specializuar për WV” – ka pretenduar Krasniqi.
Mediumi ka provuar të kontaktojë me Valon Gungën, që është menaxher i kontratës dhe shofer i kryeshefit Krasniqi dhe në të njëjtën kohë në kompaninë e vëllait të tij po servisoheshin veturat e KRU Gjakovës, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Po ashtu, mediumi ka provuar të kontaktojë edhe me Sulejman Burjanin, nënshkruesin e kontratës me KRU Gjakovës, por gjithashtu kontakti me të ka qenë i pamundur./Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa