LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës

Sigal Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës

Sigal Prishtina po vazhdon më super formë në garat e elitës. Bardhekaltrit me rikthim fituan ndaj Borës me rezultat 67:72 (26:12, 20:26, 10:14, 11:20), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.

Bora e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen me një seri të jashtëzakonshme, 16:2, derisa me epërsi të njëjtë e fituan çerekun e parë, 26:12.

Epërsia më e lartë e vendasve ishte 32:15, megjithatë, bardhekaltrit u këndellën paksa, për të shkuar në pushim me rezultat 46:38.


Perioda e tretë u karakterizua me pak pikë të shënuara, megjithatë edhe në këtë periudhë bardhekaltrit për një nuancë ishin më të mirë, 10:14, ku shifrat pas 30 minutash ishin 56:52.

Sigal Prishtina kaloi në epërsi në dhjetë minutat e fundit, 56:57, e në momentet vendimtare ishin më të vëmendshëm për të fituar 67:72.

Më i miri te vendasit ishte Alex Lomax me 18 pikë e pesë asistime, derisa te mysafirët më të dalluarit ishin Josh Nzeakor me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Rashid Mahalbasiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Bora ka tetë fitore e 15 humbje, derisa Sigal Prishtina 15 fitore e tetë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori