LAJMI I FUNDIT:

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh: Nuk ka shtyrje të afatit të implementimit

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh: Nuk ka shtyrje të afatit të implementimit

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të muajit mars ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë pezullimin e Listës zyrtare të çmimeve të barnave e cila hyri në fuqi më 01.02.2025. OFK-ja është shprehur e shqetësuar për mungesën e barnave – përfshirë edhe ato esenciale – pas Vendimit për Çmimet e Barnave.

Zgjatjen e afatit për hyrjen në fuqi të kësaj liste kishte kërkuar edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale (ShDPFMK), më 05.02.2025.

Ndërkohë, në një përgjigje për Telegrafin, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka thënë se ka marrë në konsideratë kërkesën e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimit për nivelizimin e çmimeve të barnave.


“Megjithatë, Ligji për çmimin e produkteve medicinale nr. 08/L-220 ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023, dhe për këtë arsye, nuk ka mundësi për shtyrje të afatit të implementimit”, kanë thënë nga MSh.

Tutje në përgjigje thuhet se “Lista zyrtare e çmimeve, sipas vendimit nr. 05-10072, datë 23.12.2024, ka hyrë në fuqi nga data 01.02.2025. Çmimet e produkteve medicinale përcaktohen për një vit, ndërsa me vendimin nr. 05-682, datë 31.01.2025, për përcaktimin e procedurës dhe formatit të aplikimit për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimit, është hapur mundësia për aplikimet respektive”.

“Në kuadër të këtij vendimi, janë hapur afate për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimeve të barnave, që kanë për qëllim mundësimin e aplikimit për deklarimin e çmimeve të reja nga të gjitha produktet medicinale. Barnatoret janë të obliguara të shesin barnat me çmimet e përcaktuara nga ky vendim, dhe çdo shkelje e këtij rregulli do të ndëshkohet sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me ligjin përkatës”.

Për sa i përket transparencës dhe drejtësisë, MSh thotë se këto do të sigurohen përmes publikimit të vendimeve të ministrit dhe informacionit të disponueshëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori