LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 4° fair_night

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Vrasja në tentativë”

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Vrasja në tentativë”

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Gjakovë në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit P.B. për veprat penale “Vrasja në Tentativë”.

Në komunikatën e Prokurorisë Themelore tutje bëhet e ditur që Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore të Gjakovës:


Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit meinicialet P.B., për veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet P.B., me datë 20.12.2024, rreth orës 09:30 minuta, rruga “D” Brekoc – Gjakovë, me dashje dhe me armë zjarri ka tentuar të privojë nga jeta këtu të dëmtuarin Gj.B., ashtu që si shkak i një mosmarrëveshje pronësorë të mëhershme, e cila mosmarrëveshje ka vazhduar edhe ditën kritike, kur i dëmtuari shkon të bisedoj më të pandehurin që të merren vesh, pasi të njëjtit takohen tek rrethoja e oborrit të pandehurit, fillimisht fjalosen dhe për një moment i pandehuri nxjerr nga brezi pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm, kur i dëmtuari i vëren armën të pandehurit fillon të largohet me vrap, e gjatë ikjes i pandehuri nga prona e tij, hip në themelin e rrethojës e mbi rrethojë në një distancë rreth 3 metra shtënë në drejtim të dëmtuarit, ku e godet në regjionin e poshtëm të shpinës.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur menenin 28 të KPRK-së.

Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet P.B., ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par.1.1 Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Në trend

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Kalo në kategori