LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

Këshilli Evropian i Pagesave sot e pranoi Maqedoninë e Veriut si anëtarin e 39-të të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), njoftoi Banka Popullore. Anëtarësimi në SEPA nënkupton edhe integrim më të madh financiar të vendit në BE.

Nën udhëheqjen e Bankës Popullore, thuhet në komunikatë, vendi ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar kuadrin ligjor në fushën e pagesave dhe sistemeve të pagesave me kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian (BE),me çka zyrtarisht shteti kyçet drejt zonës së pagesave SEPA, duke përmbushur një nga synimet më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Nga anëtarësimi në SEPA presim përfitime të shumta për qytetarët tanë, kompanitë, por edhe për ekonominë në tërësi. Mbi të gjitha, ne presim pagesa ndërkufitare më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira në euro. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë vendore, e cila karakterizohet nga një shkallë e lartë e hapjes tregtare (një nga më të lartat në EQL) dhe një vëllim të madh të pagesave ndërkufitare. Prandaj, edhe potenciali për kursime në shpenzime, për përmirësimin e likuiditetit dhe rritjen e konkurrencës së kompanive është i madh. Kuptohet, kjo mund të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të mëtejmë tregtar, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe ngushtimin e hendekut të të ardhurave me BE-në”, tha guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në një deklaratë për vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave për anëtarësimin e vendit tonë në SEPA.


Guvernatorja theksoi se anëtarësimi në SEPA është edhe një konfirmim i standardeve të larta rregullatore të aplikuara nga institucionet financiare, që është e rëndësishme për nxitjen e mëtejshme të konkurrencës, inovacionit, por edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar, si parakusht për stabilitetin makroekonomik, i cili është një e mirë publike.

“Ekonomia jonë karakterizohet edhe me flukse relativisht të larta të remitancave nga jashtë, të cilat arrijnë deri në 15 për qind të BPV-së. Duke qenë se remitencat përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të disponueshme të popullatës, nuk do të mungojnë përfitimet edhe në këtë bazë”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Ajo shtoi se në mënyrë që të gjitha këto mundësi të bëhen realitet, një rëndësi e veçantë është përgatitja e mirë dhe lidhja e shpejtë dhe efektive e ofruesve tanë të shërbimeve të pagesave me sistemet evropiane të pagesave.

Se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e SAPA-s e ka konfirmuar dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.

Kos në rrjetin social X ka uruar RMV-në dhe Moldavinë për këtë anëtarësim historik.

SEPA është iniciativë e Industrisë evropiane të bankave dhe pagesave e përfaqësuar nga Këshilli Evropian i Pagesave, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera të Bashkimit Evropian (BE) dhe Eurosistemit, për rritjen e efikasitetit të pagesave në euro dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe thellimin në tregun e përbashkët evropian. SEPA është krijuar në vitin 2008 dhe është zbatuar plotësisht në vitin 2014 në vendet e Eurozonës, ndërsa në vendet e mbetura anëtare të SEPA në vitin 2016. 

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori