LAJMI I FUNDIT:

DAP: Mbi 21 mijë punëtorë nuk i kanë marrë pagat e janarit

DAP: Mbi 21 mijë punëtorë nuk i kanë marrë pagat e janarit

Pasi u njoftua për publikun se 83 mijë punëtorë nuk i kanë marrë ende pagat e janarit, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka lëshuar një deklaratë ku sqaron situatën me pagesën e pagave për muajin janar 2025.

Në njoftim, DAP thekson se për muajin janar 2025, gjithsej 70.322 punëdhënës janë detyruar të paguajnë paga bruto për 550.001 punëtorë. Siç thuhet, për shkak se afati ligjor i pagesës, 15 shkurti, ka rënë të shtunën, pagesat janë bërë deri më 14 shkurt nga 46.525 punëdhënës (66.2%) për 468.490 të punësuar (85.2%).

Duke marrë parasysh pagesat shtesë më 17 shkurt, llogaritjet e MPIN-it janë paguar nga 52,384 punëdhënës (74,5%) për 496,778 të punësuar (90,3%). Kjo tregon se pagesa e pagave vazhdon të vonohet edhe pas skadimit të afatit ligjor.


Deri më 4 mars 2025, llogaritjet e MPIN janë dorëzuar dhe paguar nga 60.118 punëdhënës (85,5%) për 528.418 të punësuar, që është 96.1%. Nga DAP thonë se nuk është e vërtetë që mbi 80 mijë punonjës nuk kanë marrë ende pagat e janarit. Në fakt, deri më 4 mars, 4,307 punëdhënës (6.1%) nuk e kishin paguar llogaritjen e MPIN-it për 11.504 punonjës (2.1%), dhe 5.897 punëdhënës (8,4%) nuk kishin dorëzuar ende llogaritjen e MPIN-it për muajin janar 2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori