Kompania synon të përmirësojë ndërfaqen e përdoruesit të shërbimit të saj të videove. Shumë njerëz sot kalojnë më shumë kohë duke parë YouTube sesa programet tradicionale televizive. Përveç telefonave, tabletëve dhe kompjuterëve, përmbajtja e YouTube po shijohet gjithnjë e më shumë edhe në ekranet e mëdha të televizorëve.
Për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’i inkurajuar ata të kalojnë më shumë kohë në aplikacionin e tyre në televizorë, YouTube prezantoi disa vite më parë opsionin Primetime Channels, i cili u mundësonte përdoruesve të kishin qasje në shërbime abonimi si Max dhe Paramount Plus përmes aplikacionit. Megjithatë, përdoruesit duhej të përpiqeshin për të gjetur këto opsione dhe për të hyrë në këto shërbime.
Kjo pritet të ndryshojë së shpejti, pasi YouTube po shqyrton një ndryshim të madh në ndërfaqen e përdoruesit në aplikacionin e tij për televizorë, duke i dhënë më shumë rëndësi shërbimeve të abonimit të palëve të treta. Sipas informacioneve që qarkullojnë në rrjet, redizajnimi i ndërfaqes mund të inspirohet nga Netflix dhe platformat e tjera të ngjashme. Kjo do të thotë që kur hapet aplikacioni, përdoruesit mund të shohin një parapamje (preview) të episodeve, ndërsa krijuesit e përmbajtjes mund të organizojnë videot e tyre në episode dhe sezone, duke e bërë përmbajtjen më të rregullt dhe të lehtë për t’u qasur.
Në këtë mënyrë, YouTube po synon të shndërrohet në një shërbim të ngjashëm me platformat e njohura të transmetimit (streaming). Në të njëjtin vend, përdoruesit do të mund të shikojnë videot e krijuesve dhe kanaleve të tyre të preferuara, por edhe seriale dhe filma nga platforma si Max. Natyrisht, për këtë të fundit do të kërkohet një abonim shtesë. Ky lloj përmbajtjeje, që kërkon abonim, do të organizohet në një seksion të veçantë, i ndarë nga përmbajtja e zakonshme e YouTube-it.
Ekipi i YouTube-it aktualisht po punon në këtë ndryshim, dhe ndërfaqja e re për aplikacionin në televizorët smart pritet të bëhet e disponueshme gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, sipas burimeve të Android Authority, mbetet e paqartë nëse kompania do të bëjë të njëjtat ndryshime edhe për versionin e YouTube-it në kompjuterë dhe pajisje mobile.
Aktualisht nuk ka informacione në lidhje me këtë, por ekspertët besojnë se kjo është një zhvillim i pashmangshëm dhe mund të jetë fokusi kryesor i YouTube-it deri në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi