LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në Fox News me shenjën e kryqit në ballë.

Edhe pse fillimisht paraqitja e tij u duk e çuditshme, tani ajo ka një shpjegim.


Tradita e krishterë dikton që “të mërkurën e hirit”, një prift të spërkasë me hi kokat e besimtarëve ose të bëjë kryqin mbi ballin e tyre me hi.

Në traditën e krishterë, spërkatja e hirit nënkupton pendimin dhe gatishmërinë për një jetë të re, përcjell Telegrafi.

Prindërit e Marco Rubios emigruan nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956, dy vjet para se Fidel Castro të vinte në pushtet. Ata shpejt u bashkuan me Kishën Mormone.

Mediat katolike në SHBA raportojnë se ata më vonë u larguan nga Kisha Mormone me nxitjen e djalit të tyre dhe u kthyen në katolicizëm.

Rubio u konfirmua dhe u martua në Kishën Katolike, por më vonë u bë anëtar i një kishe ungjillore me gruan e tij.

Ndryshe, gjatë paraqitjes së tij, Rubio përsëriti se administrata Trump dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Ne jemi me fat dhe të privilegjuar që kemi një president që dëshiron, nëse është e mundur, t’i japë fund një konflikti që ka kushtuar miliarda dollarë dhe qindra mijëra jetë”, tha Rubio.

Ai tha se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të zhvillojë diplomaci me Rusinë dhe Ukrainën për të mësuar kërkesat e tyre dhe me shpresë për të kapërcyer hendekun midis dy vendeve për t’i dhënë fund luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Kalo në kategori